Takimi i kryesise, Mars 2025

shaqir.maliqi

3/11/20251 min lexim

Mbledhja e Shoqatës Busavatanë Zürich

Më 11 mars 2025, në qytetin e Zürich-ut, u mbajt mbledhja e rregullt e Shoqatës Busavata. Mbledhjen e hapi kryetari i shoqatës, z. Bekim J. Maliqi, i cili prezantoi dhe propozoi tri pika kryesore për rendin e ditës.

Pas miratimit të rendit të ditës, vijoi diskutimi mbi programin dhe projektet e Shoqatës për vitin 2025. Gjatë fjalës së tij, kryetari Maliqi shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët e kryesisë, duke vlerësuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë në shërbim të komunitetit dhe vendlindjes.

Një falënderim i veçantë iu adresua përfaqësuesve tanë në vendlindje, z. Ismet Maliqi, si dhe përfaqësuesit në Gjermani, z. Osman Maliqi, për përkushtimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Shoqata Busavata fton të gjithë bashkatdhetarët nga Busavata, që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani që të bashkohen dhe të anëtarësohen në shoqatë, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për të mirën e vendlindjes sonë.