Zgjedhja e kryesisë 2024/2025

shaqir.maliqi

11/21/20231 min lexim

Z. Bekim B. Maliqi paraqiti një rezyme të shkurtër rreth mbarëvajtjes së aktivitetit të shoqatës për mandatin e kaluar e cila përfundoi me suksese të pa arritshme deri më sot për këtë organizim humanitar të busavatasëve në Zvicër dhe gjetiu.

Fjalën e kaloi te kryetari Z. Dardan R. Maliqi i cili i përshëndeti të pranishmit dhe të gjithë anëtarët e shoqatës që i mundësuan kryetarit, kryesisë dhe shoqatës për të e përfunduar një mandat të suksesshëm

Rrjedhën mbi bilancin vjetor e paraqiti si zakonisht arkëtar Z. Bekim R. Maliqi.

Pas kësaj paraqitje kalohet në pikën e zgjedhjeve të anëtarëve të kryesisë për mandatin e radhës. Për rolin e kryetarit të shoqatës u propozua Sami I. Maliqi i cili nuk e pranoi kët angazhim për këtë mandat.

Nga ana e kryetarit aktual Z. Dardan R. Maliqi propozohet Z. Bekim J. Maliqi i cili pranon mandatin e kryetarit nga ku fillon edhe zgjedhja e kryesisë sipas statusit.

Kompletohet edhe kryesia e re për mandatin 2023-2024 dhe votohet pa as një votë kundër dhe pa as një abstenim.

Përbërja e kryesisë së re për mandatin 2023-2024 është si vijon:

Bekim J. Maliqi – Kryetar

Dardan R. Maliqi -Nënkryetar

Drilona N. Maliqi – Sekretare

Bekim R. Maliqi - Arkëtar

Sami I. Maliqi - Koordinator për Kosovë

Saranda M. Maliqi – Koordinatore për Zvicrën franceze

Lulzim H. Maliqi – Anëtar i kryesisë

Bekim B. Maliqi -Anëtar i kryesisë

Ramadan B. Maliqi – Anëtar i kryesisë

Kryesia emëron Z. Osman S. Maliqi koordinator për Gjermani kurse Z. Ismet M. Maliqi koordinator për vendlindje.

Me të përfunduar ky proces kryesisë së re i urohet fat dhe suksese!